Logo


Si funksionon

 

 

Si të regjistroheni dhe bleni në Citysale.co?

  • image

    Blej/Rezervo ofertën  

    Vizito faqen e internetit për të parë të gjitha ofertat nga bizneset lokale. Nëse ju shihni një nga ofertat tona dhe dëshironi të bleni atë, klikoni “Rezervo!”.

    Paraprakisht, ju duhet të krijoni një llogari në Citysale, gjë që mund ta bëni duke shkuar tek butoni “Regjistrohu”; ose duhet të kyçeni përmes llogarisë së Facebook. Pa realizuar njërin nga këto dy hapa ju nuk mund të bleni ofertën.

    Për të blerë një ofertë kliko "Rezervo" dhe bëj pagesën.

    Merr certifikatën e ofertës në profilin tënd dhe kështu oferta është e aktivizuar.

    Tregoja certifikatën biznesit dhe merrni produktin apo shërbimin.

    Është kaq e thjeshtë!

  • image

    Kuponi/ Certifikata?

    Pasi të keni bërë blerjen tuaj ju do të merrni një konfirmim në inboxin e e-mailit tuaj, ku paraqitet përshkrimi i porosisë suaj bashkë me një certifikatë të blerjes. 

    Biznesit në të cilin ne kemi nxjerrë ofertën mund të ja tregoni çertifikatën në dy mënyra:

    *Printoni atë dhe dërgoni te biznesi nga i cili ne kemi nxjerrë ofertën. 

    OSE

    *Tregoni biznesit çertifikatën përmes telefonit tuaj Smartphone.

    Çertifikatat e ofertave janë të gatshme dhe do jenë në duar tuaja  brenda disa minutave. Nëse e keni blerë një produkt ose keni marrë një shërbim të veçantë ju lutem lexoni tek përshkrimi për të kuptuar se si të ktheni çertifikatën tuaj. 

    Vini re: Mos u shqetësoni nëse bëni ndonjë gabim në çertifikatën tua. Ju gjithmonë mund të hyni brenda në Citysale për të rregulluar të dhënat.

  • image

    Shpërndaje me shoqërinë

    Pasi që ju keni zënë një ofertë të mrekullueshme dhe jeni gati të shijoni kursimet tuaja, pjesa e ardhshme është të shpërndani ofertat tuaja me shoqërinë.

    Në Citysale ne do të dëshironim të ju shpërblenim juve duke ju kredituar llogarinë tuaj për çdo referencë ne Citysale që bënë blerje.

    Pra nëse ju shpërndani ndonjë ofertë me shokët tuaj dhe ata regjistrohen për të bërë blerje apo rezervim të kuponit, automatikisht në llogarinë tuaj do të shtohen kredite të cilat mund t’i përdorni për të përfituar zbritje në produktet apo shërbimet që Citysale ofron.

    Është e vërtetë!

    Vetëm kyçuni në llogarinë tuaj dhe përdorni linqet për referim dhe shpërndajeni në Facebook, Twitter, ose në faqen tuaj të internetit për të fituar kredite në llogarinë tuaj. Sistemi i sofistikuar i Citysale do të ju shpërblen më pikë për çdo blerje që vjen direkt nga shpërndarja juaj. Këto pikë ju mund t’i përdorni për të blerë oferta tjera nga Citysale. 

  • image

    Qëndroni të lidhur

    Pasi të abonoheni, ju nuk do të humbni asnjë ofertë pasi që ato do të dërgohen në inboxin e e-mailit tuaj. Në llogarinë tuaj ju mund të zgjedhni se në cilën e-mail do të dëshironi të pranoni ofertat.

    Ju mund të zgjedhni nga produktet dhe ofertat, ofertat e udhëtimeve, ofertat e tanishme dhe ofertat e paraqitura. 

    Qëndroni në hap me gjërat tërheqëse për çdo ditë në Citysale duke na pëlqyer Facebook apo duke na ndjekur në Twitter.

Shënim: Mos u shqetësoni nëse ju bëni gabime në certifikatën tuaj ose nëse ndërroni mendimin tuaj për blerjen. Ju gjithmonë mund të hyni në Citysale për riprintim ose thjeshtë mund të na dërgoni një e-mail tek shërbimi për konsumatorët.

Më shumë pyetje?

Për më shumë pyetje mos ngurroni të na dërgoni e-mail në info@citysale.co ose na telefononi në: +377 (0) 45 220 444.