Logo


Politikat e privatësisë

 
Politikat e Privatësisë listojnë praktikat e privatësisë të adoptuara nga Uebfaqja CitySale. Ju lutem lexoni në vijim për të mësuar për llojin e të dhënave që ne i mbledhim nga ju dhe mënyrën se si i shfrytëzojmë ato. Nëse keni ndonjë pyetje në lidhje me politikat tona të privatësisë, ju lutem na kontaktoni.
1. Të dhënat e mbledhura dhe përdorimi i tyre:
  • a) Kryesisht, uebfaqja mbledhë dy lloje të dhënash: Të dhënat Personale Identifikuese dhe Të dhënat jo-Personale Identifikuese. Të dhënat personale identifikuese janë ato të dhëna të mbledhura kur përdoruesi krijon një llogari në uebfaqe apo kryen aktivitet si porositja e ndonjë produkti apo shërbimi nga ne apo partnerët tanë, postimi i një  komenti, parashtrimi i ndonjë kërkese apo komenti në forumet tona, hyrja në një garë të sponzoruar nga ne apo partnerët tanë, plotësimi i një pyetësori,  kërkimi i informacioneve për shërbimet tona, aplikimi për punë, postimi i një videoje, parashtrimi i një marrëveshje bashkëpunimi, regjistrimi për oferta speciale nga palët e treta përmes uebfaqes. Këto aktivitete bashkërisht njihen si Aktivitete Identifikuese. Kur të angazhoheni në këto aktivitete, ne mund të kërkojmë nga u që të paraqitni të dhëna të caktuara personale për vetën tuaj. Këto përfshijnë të dhëna si emri, mbiemri, email adresa, numri i telefonit, data e lindjes, etj. Përveç këtyre, disa aktivitete gjithashtu mund të kërkojnë të dhëna si detaje të kredit kartelës, detaje të skadimit, kodin e vërtetimit apo ngjashëm. Disa nga të dhënat të cilat na duhen janë të detyrueshme derisa të tjerat janë sipas dëshirës, varësisht nga lloji i aktiviteti që është duke u kryer.
  • b) Të dhënat jo-personale identifikuese nuk identifikojnë përdorues specifik. Ky lloj i të dhënave përfshinë URL-në e uebfaqes që ju e keni vizituar para se ta vizitoni uebfaqen CitySale. Gjithashtu përfshinë URL-në që ju e keni vizituar pasi ta keni  lënë  uebfaqen tonë, llojin e shfletuesit që jeni duke e përdorur dhe gjithashtu IP adresën (Protokollin e Internetit). Këto të dhëna ne i marrim përmes përdorimit të mjeteve si  “cookies”, “web beacons” apo “pixel tags”. Këto të dhëna shfrytëzohen gjatë problemeve (troubleshooting), administrimit të uebfaqes, mbledhjes së të dhënave demografike, analizës së trendëve, pajtimit me ligjin e aplikuar, dhe bashkëpunimit me aktivitete të zbatuara ligjërisht. Këto të dhëna ndahen me ofruesit e autorizuar të  shërbimeve të  palës tonë të tretë dhe reklamuesit për të matur efektshmërinë e reklamave online.
  • c) Kur përdoret programi referues ose oferta blihet për një mik, ne kërkojmë nga ju detajet e mikut tuaj, si: emrin dhe email adresën. ​Këto të dhëna ruhen në sistemin tonë për qëllimin e vetëm që t’ia dërgojmë ofertën mikut tuaj apo për vlerësimin e suksesit të programit referues. Nëse miku juaj dëshiron ta largojë emrin e tij nga lista ynë e kontakteve, ai ose ajo mund të na dërgojë një email duke kërkuar këtë gjë.
2.Zbulimi i të dhënave Personale Identifikuese: Ne, në uebfaqen Citysale, nuk do të ndajmë, huazojmë, shesim apo të tregtojë ndonjë të dhënë personale identifikuese të dhëna nga ju përveç në rrethana të caktuar të cilat   janë cekur më poshtë
  • a) Ndarja me Shitësit e Uebfaqes CitySale: Ne ua paraqesim të dhënat shitësve tanë të cilët kanë ofruar oferta në uebfaqen tonë me qëllim që të ndihmojmë blerjen. Të dhënat personale identifikuese ndahen vetëm me shitësit e Citysale, kur klienti angazhohet në aktivitet me të dhëna personale. Nuk marrim përgjegjësi për ndonjë aksion për shitësit e uebfaqes Citysale.
  • b) Ndarja e tyre me ofrues të autorizuar të shërbimeve të palës së tretë: Ne mund t’i ndajmë të dhënat personale identifikuese për dërgesën e emailave administrative dhe promocionale. Këto të dhëna shfrytëzohen për përmbushjen e porosive, pakot për dërgesë, të dërgoni postë apo email, gara administrative apo lojëra garuese, largimi i të dhënave përsëritëse në listat e klientëve, analizimi i të dhënave, ofrimi i asistencës në marketing, paraqitja e rezultateve dhe linqeve, procesimi i pagesave përmes kredit kartelës, operimi i uebfaqes, problemet, dhe ofrimi i shërbimit për klientin. Në mënyrë që të arrihen detyrat tona administrative, ne mund ta ndajmë këtë të dhënë me ofruesit e shërbimeve tona.
  • c) Të dhënat ri-reklamuese: Ne mund të ndajmë të dhënat me një palë të tretë për qëllime ri-reklamuese. Pala e tretë shitëse si Google shfrytëzon “cookies”  për të paraqitur reklama bazuar në vizitat paraprake të përdoruesit në uebfaqen tonë. Mund të zgjedhin nga përdorimi i “cookie” i Google duke vizituar reklamat e zgjedhura nga faqja e zgjedhur. Të dhënat do të shfrytëzohen vetëm për qëllime ri-reklamuese dhe nuk do të përdoret për ndonjë qëllim tjetër.
  • d) Transferimi i Biznesit: Kur të ketë bashkim apo blerje të kompanisë tonë, kompania pasardhëse do të kërkonte të gjitha të dhënat që ne i posedojmë. e) Mbrojtja e Përdoruesve dhe të Tjerëve: Ne rezervojmë të drejtën për t’i zbuluar të dhënat personale identifikuese për të rënë dakord me procedurat juridike, urdhrit të gjykatës apo proceseve gjyqësore, për sigurinë e uebfaqes, përdoruesit e saj dhe të tjerët.
3. Zbulimi i të dhënave jo-personale identifikuese: Ne mund të ndajmë të dhënat jo-personale identifikuese me partnerët, bashkanëtarët dhe reklamuesit. Këto kompani mund t’i përdorin të thënat jo-personale identifikuese të tilla si uebfaqen të cilën e keni vizituar para dhe pas vizitimit të uebfaqes tonë, dhe të tilla si tregtimi i produkteve dhe shërbimeve që mund të ju interesojnë juve. Gjithashtu mund të ndajmë të dhënat me ofruesit e shërbimit të palës së tretë për të administruar uebfaqen tonë dhe në mënyrë të vazhdueshme ta përmirësojnë cilësinë e saj.
4. Përdoruesit e CitySale mund të modifikojë dhe korrigjojë të dhënat përmes pjesës së uebfaqes Llogaria Ime. Të dhënat e kredit kartelës ruhen në një faqe të sigurtë. Ju mund t’i fshini të dhënat kur të doni përmes seksionit “Llogaria ime” në profilin tuaj.
5. Mund të zgjedhni që të mos paraqitni asnjë të dhënë. Sidoqoftë, të dhënat do të duhen në mënyrë që të merrni pjesë në një aktivitet të caktuar në uebfaqe
6.  Në uebfaqen  CitySale, siguria është mbi të gjitha për ne. Të dhënat personale identifikuese të përdoruesit janë të siguruara përmes një fjalëkalimi të koduar. Të dhënat qëndrojnë në një server të sigurtë i cili mund të qaset vetëm nga kontraktues dhe personel të zgjedhur.
7. Pajisjet e përdorura nga uebfaqja jonë për ruajtjen e të dhënave përfshijnë “cookies” dhe pajisje të tjera gjurmuese si “pixel tags” dhe “web beacons”.
8. Politikat e privatësisë të diskutuara më lart i adresohen përdorimit dhe zbulimit të të dhënave të cilat ne i mbledhim në uebfaqen CitySale. Nuk përfshijnë politikat e privatësisë së uebfaqeve të lidhur me këtë uebfaqe.
9. Ne rezervojmë të drejtën për t’i modifikuar politikat e privatësisë në çdo kohë. Në rast se vendosim të bëjmë ndryshime në të njëjtën gjë, do t’i postojmë ndryshimet në Ballinë, deklaratën e privatësisë dhe vendet që konsiderohen të duhura për të njëjtën gjë.
10. Çështjet e Përgjithshme të Privatësisë:
  • a) Uebfaqja nuk është destinuar për të miturit nën moshën 18 vjeçare. Ne nuk shesim produkte për blerje nga fëmijët. Sidoqoftë, ne shesim produkte për fëmijë për blerje nga të rriturit.
  • b) Ka vende në uebfaqe ku ju mund të postoni reagime publike, komente, të dhëna për vetën tuaj, etj. Këto të dhëna mund të përdoren nga kompani apo klientë të tjera. Ne nuk kemi kontrolle mbi këto postime. Sidoqoftë, përdoruesve u kërkohet ta postojnë edhe emrin e tyre së bashku me reagimet.
Për më shumë pyetje mos ngurroni të na dërgoni e-mail në info@citysale.co ose na telefononi në +377 (0) 45 220 444. Ju mund të na kontaktoni edhe përmes chat-it në ueb faqe i cili gjendet në këndin e poshtëm të anës së djathtë në www.citysale.co