Logo


Kushtet dhe Rregullat

Duke përdorur Citysale, ju i pranoni kushtet dhe rregullat e përcaktuara më poshtë. Para se ta përdorni Citysale, ju lutem lexoni me kujdes rregullat, gjithashtu edhe Politikat tona të Privatësisë. Pa i pranuar kushtet dhe rregullat vijuese (“Marrëveshjen”), ju nuk mund të shfrytëzoni shërbimet në Citysale.

I. Të Përgjithshme

Citysale është platformë e shpërndarjes së ofertave lokale dhe rajonale në qytete dhe zona të ndryshme të Kosovës, Shqipërisë dhe shumë shpejtë të Maqedonisë. Është e para e këtij lloji që operon në tri shtete të ndryshme. Në rolin e ndërmjetësit, Citysale shet “Kuponë” për shërbimet dhe produktet e bashkëpunëtorëve (“Shitësve”) për një çmim me zbritje të veçantë ekskluzive, në kohë të kufizuar dhe kuponë me numër të kufizuar. Kjo marrëveshje përcakton kushtet dhe rregullat që i referohen përdorimit të kësaj ueb faqe nga ju. Nëpërmjet kësaj Marrëveshjeje, ju dhurojmë licencë të limituar, jo ekskluzive dhe jo transferuese për t’u qasur dhe për ta përdorur ueb faqen për qëllime personale dhe jo komerciale. Të gjitha të drejtat tjera të papërcaktuara nga kjo Marrëveshje janë të rezervuara. Nëse nuk pajtoheni me këtë Marrëveshje, ne rezervojmë të drejtën për ta revokuar Marrëveshjen në çdo kohë dhe të limitojmë qasjen tuaj në ueb faqe apo të kufizojmë mundësinë tuaj për të porositur produkte dhe shërbime. Ju pajtoheni që nuk do të riprodhoni, dubloni, kopjoni, distribuoni, transmetoni, shitni, rishitni apo të shfrytëzoni për çfarëdo qëllimi cilëndo pjesë të ueb faqes së Citysale. Ju jeni përgjegjës për paraqitjen, mirëmbajtjen dhe sigurimin e pajtueshmërisë të së gjithave si harduerit, softuerit, kërkesave të tjera elektrike dhe fizike të domosdoshme për qasjen tuaj dhe përdorimin e Citysale. Ne nuk marrim përgjegjësi për çdo ndryshim potencial të pa paralajmëruar në Citysale. Ne mund të largojmë përmbajtje nga ueb faqja, ta kufizojmë kohën kur Citysale është i disponueshëm apo ta kufizojmë sasinë e përdorimit të lejuar në bazë të linjës tonë. Ju pajtoheni që ne mundemi, nën rrethana të caktuara, të ndërpresim qasjen tuaj në Citysale apo ndonjë pjesë të saj. Në këto masa përfshihen:

(a) shkeljet dhe mosrespektimi i kësaj Marrëveshje apo marrëveshjeve dhe dokumenteve tjera të inkorporuar; (b) ndërprerja apo modifikimi i materialeve në Citysale; (c) probleme të papritura të sigurisë; (d) periudha të zgjatura të pasivitetit; dhe (e) përfshirja juaj në mashtrime apo aktivitete ilegale.

Për më tepër, ju pajtoheni që masa të tilla do të merren në diskrecion të plotë dhe pa ndonjë përgjegjësi ndaj jush apo ndonjë pale të tretë. Ju duhet ta dini që interneti shpesh është ambient i pasigurt, ndonjëherë ka ndërprerje në shërbim apo në ngjarje që janë përtej kontrollit tonë dhe ne nuk do të mbajmë përgjegjësi për ndonjë të dhënë të humbur gjatë transmetimit të të dhënave në internet. Edhe pse objektivi ynë është që ta bëjmë Citysale në dispozicion 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, Citysale mund të jetë i padisponueshëm kohë pas kohe për çfarëdo arsye, përfshirë mirëmbajtjen rutinore. Ju e kuptoni dhe jeni në dijeni që për shkak të rrethanave të brendshme si dhe të jashtme, qasja në Citysale mund të pengohet, pezullohet apo ndërpritet kohë pas kohe. Ne bëjmë përpjeke të mjaftueshme për ta mirëmbajtur Citysale, mirëpo nuk jemi përgjegjës për ndonjë efekt apo dështim që lidhet me cilëndo pjesë të Citysale, çfarëdo përmbajtje të postuar nga Citysale apo ndonjë dëmtim që mund të rezultojë nga ndonjë defekt apo dështim i tillë. Citysale mund të jetë jo funksional për arsye të ndryshme, përfshirë këtu, pa ndonjë kufizim:

(a) mosfunksionimi i pajisjeve; (b) procedura periodike të mirëmbajtjes apo riparimet të cilat mund t’i bëjmë kohë pas kohe; dhe (c) shkaqet përtej kontrollit tonë, të paparashikueshme nga ne.

Ne rezervojmë të drejtat që gjithmonë të ndërpresim ose t’i modifikojmë secilin nga këto kushte dhe Politikat e Privatësisë në rast se konsiderohen të domosdoshme apo të dëshiruara. Për këso ndryshimesh, do të postohet një njoftim ndryshimi apo do krijohet marrëveshje e re në Citysale. Çdo modifikim bëhet efektiv menjëherë pasi të jetë postuar në Citysale. Kështu, ne ju sugjerojmë që ta ri-lexoni këtë Marrëveshje dhe Politikat e Privatësisë kohë pas kohë në mënyrë që të rrini të informuar në rast të ndonjë ndryshimi. Çdo përdorim në Citysale nga ana juaj pas një njoftimi të tillë do të konsiderohet si pranim i modifikimeve të tilla.

II. Llogaritë

Për të përfituar Kuponë të Citysale, ju duhet të krijoni një llogari. Me rastin e krijimit të llogarisë, ju do të krijoni një emër përdoruesi dhe fjalëkalim. Kjo llogari është personale e juaja. Ju jeni përgjegjës për mirëmbajtjen e besueshmërisë së emrit tuaj të përdoruesit dhe fjalëkalimit dhe jeni plotësisht përgjegjës për të gjitha aktivitetet që ndodhin nën emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimit tuaj. Ju pajtoheni që menjëherë të na njoftoni në rast që:

(a) të dhënat tuaja të regjistrimit ndryshojnë; apo (b) ju mësoni apo keni arsye të dyshoni ndonjë përdorim të paautorizuar të llogarisë tuaj apo ndonjë shkelje tjetër të sigurisë.

Ju gjithashtu pajtoheni që do të paraqitni të dhëna të besueshme dhe të sakta gjatë procesit të regjistrimit. Ne mund të refuzojmë të ju japim emër të veçantë përdoruesi për çfarëdo arsye, përfshirë këtu por duke mos u kufizuar në rast që ne vërtetojmë që një emër i tillë përdoruesi i takon dikujt tjetër, apo është ndonjë e drejtë pronësie me ligj apo është vulgar ose fyes.

III. Sjellja e Përdoruesit

Përmes kësaj Marrëveshje, ju garantoni që:

(a) ju jeni mbi moshën 18 vjeçare; (b) të gjitha të dhënat e paraqitura nga ju janë të besueshme, të sakta dhe të plota; (c) ju jeni person autorizuar i kredit kartelës apo debit kartelës apo ndonjë metode të tjera të pagesave që i bëni tek ne; (d) ju do të pajtoheni me kushtet dhe rregullat e kësaj Marrëveshje dhe ndonjë marrëveshje tjetër në të cilën ju jeni i implikuar që është i lidhur me përdorimin tuaj të Citysale; (e) ju keni paraqitur dhe do të mirëmbani të dhëna të sakta dhe të plota të regjistrimit, përfshirë duke mos u kufizuar në emrin tuaj ligjor, e-mail adresën dhe ndonjë të dhënë tjetër të cilën ne në mënyrë të arsyeshme mund ta kërkojmë; (f) qasja juaj dhe përdorimi i Citysale ose blerja i ndonjë i Kuponi nuk është në kundërshtim me ndonjë marrëveshje tjetër, kontratë, kushte të përdorimit apo ndonjë ligji/rregullore tjetër; dhe (g) ju menjëherë do të na njoftoni në rast se dyshoni që të dhënat e regjistrimit tuaj, emri i përdoruesit apo fjalëkalimi janë të njohura nga ndonjë person tjetër;

Ju jeni përgjegjës i plotë për çfarëdo veprimi dhe mosveprimi që ndodhë nën llogarinë dhe fjalëkalimin tuaj dhe ju pajtoheni të mos merrni pjesë në aktivitete të papranueshëm të Citysale, që përfshijnë po nuk kufizohen në:

(a) përdorimin e Citysale për të postuar, ruajtur apo shpërndarë material apo të dhëna që janë jo të vërteta, mashtrime, të paligjshme, të dëmshme, abuzive, pornografike, shpifëse, fyese, ngacmuese, keqpërdorim i intimitetit të tjetrit, ofensive, vulgare, kërcënuese, me qëllim të keq, urryese, racore dhe etnike; (b) përdorimin e Citysale për të postuar, ruajtur apo për të shpërndarë përmbajtje, skedarë, grafike, softuerë apo ndonjë material tjetër apo të dhënë që shkelë ose potencialisht shkelë të drejtat e ndonjë personi, përfshirë por duke mos u kufizuar në të drejtë kopjimi, tipar dallues, patentë, sekret tregtar, të pronës intelektuale, dhe të privatësisë; (c) përdorimin e Citysale për të ndërhyrë, ndërprerë apo për të tentuar qasjen e paautorizuar në llogari të tjera në Citysale; (d) përdorimin e Citysale për të postuar, ruajtur apo për të shpërndarë viruse, Trojan apo ndonjë kod tjetër dëmtues si dhe programe të projektuara për të ndërprerë, shkatërruar apo kufizuar funksionalitetin e softuerit, hardverit, sistemit dhe pajisjeve të telekomunikimit të ndonjë pajisje kompjuterike; (e) përdorimin për të postuar, ruajtur apo të shpërndarë ndonjë të dhënë apo reklamë të paautorizuar, materiale promocionale, postë të dëmshme, Spam, shkronja zinxhirore, skica piramide apo ndonjë skice tjetër mashtruese; (f) simulimin e pamjes apo funksioneve të Citysale; dhe (g) përdorimin i Citysale për të marrë pjesë në ndonjë aktivitet që mund me apo pa qëllim ta shkelë këtë Marrëveshje, t’i shkelë ligjet apo rregulloret në fuqi, apo të bjerë në konflikt me synimin dhe qëllimin e kësaj Marrëveshjeje.

Prona Intelektuale

Prona intelektuale dhe licencuesit e saj zotërojnë plotësisht dhe ekskluzivisht të gjithë pronën intelektuale dhe të drejtën, titullin dhe interesin brenda dhe në Citysale, përveç përjashtimeve të parashikuara në këtë Marrëveshje. Për shembull, licencuesit zotërojnë të drejtat e autorit në Citysale dhe teknologjitë e caktuara që përdoret për paraqitjen në dhe brenda Citysale dhe shërbimeve të ndërlidhura. Ju nuk do të fitoni ndonjë të drejtë, titull apo interes këtu nën këtë Marrëveshje. Markat tregtare nën pronën e palëve të treta janë pronë e atyre, respektivisht e secilës palë të tretë. Çdo përdorim i paautorizuar i ndonjë Përmbajtjeje, qoftë nën zotërimin tonë, licencuesve tanë apo ndonjë palë tjetër, mund të shkelë Ligjin për të Drejtën e Autorit, Ligjin e Markave Tregtare, ligje të Privatësisë apo Publicitetit, statuteve dhe rregulloreve komunikuese. Ju nuk mund të kopjoni, ndryshoni projektimin, zbërtheni, zhbëni, përktheni, modifikoni, riprodhoni, ripublikoni, transmetoni, shitni apo të ofroni për shitje, shpërndani apo ridistribuoni pronën intelektuale të gjetur në Citysale apo ndonjë pjese të saj. Ju nuk mund të ja jepni ndonjë personi apo etniteti tjetër të drejtën për të bërë një gjë të tillë. Ju jeni në dijeni që Citysale mund të përmbajë dhe ofrojë qasje në të dhëna, softuer, foto, video, tekst, grafika, muzikë, tinguj apo ndonjë material tjetër të paraqitur nga ne apo palët e treta (nga tani e tutje “Përmbajtje”) që janë të mbrojtura me të drejta të autorit, patentë, marka tregtare, sekrete tregtare apo ndonjë ligj tjetër për pronë intelektuale. Këto të drejta janë të vlefshme dhe të mbrojtura në të gjitha format, mediat dhe teknologjitë ekzistuese të zhvilluara tani apo këtej e tutje.

Privatësia dhe Komunikimet

Duke u futur në këto kushte, ju pajtoheni me mbledhjen dhe zbulimin e të dhënave tuaja personale në pajtim me Politikat tona të Privatësisë të cilat mund t’i shihni në Politikat tona të Privatësisë. Kur ta vizitoni Citysale apo të na dërgoni e-mail, ju do të komunikoni me ne në mënyrë elektronike dhe kështu ju pajtoheni që të pranoni komunikime me ne dhe nga ne në mënyrë elektronike apo nga ndonjë mjet tjetër të disponueshëm, siç janë telefoni apo faksi. Më tej nënkuptohet që të gjitha marrëveshjet, njoftimet, shpërfaqet dhe komunikimet tjera që cilat ne ju ofrojmë në mënyrë elektronike përputhen me të gjitha ligjet dhe aktet ligjore që janë në fuqi.

Linqet

Citysale ose palët e treta mund të ofrojnë linqe të ueb faqeve të tjera apo burimeve të internetit. Citysale nuk ka kontroll mbi këto ueb faqe apo burime dhe për këtë ju jeni në dijeni dhe pajtoheni që ne nuk jemi përgjegjës për mbarëvajtjen e këtyre ueb faqeve dhe burimeve të jashtme. Ne nuk nënshkruajmë dhe nuk jemi përgjegjës për ndonjë Përmbajtje, reklama, produkte, apo ndonjë material tjetër të disponueshëm nga këto ueb faqe apo burime. Ju më tej pranoni dhe pajtoheni që ne nuk do të jemi përgjegjës, në mënyrë direkte apo indirekte, për ndonjë dëm apo humbje të shkaktuar, apo që supozohet të ketë shkaktuar në lidhje me përdorimin tuaj të kësaj Përmbajtje, produkti apo shërbimet të disponueshme nga këto ueb faqe apo burime. Ne ju inkurajojmë që t’i shikoni çdo kusht të përdorimit dhe politikat e privatësisë dhe udhëzimet e kushtet të këtyre palëve të treta të ueb faqeve dhe burimeve.

Blerjet dhe Refundimet

Nëse dëshironi të bleni Kuponë, produkte apo shërbime të përshkruara në Citysale, mund të ju kërkohet që të jepni të dhëna të caktuara, duke përfshirë kartelat bankës për pagesë apo të dhëna tjera të pagesës. Duke ofruar të dhëna të tilla, ju përfaqësoni dhe garantoni që ato janë të sakta, të plota dhe aktuale. Duke bërë blerje të tillë, ju pajtoheni t’i paguani të gjitha shpenzimet (përfshirë shpenzimet e dërgesës dhe trajtimit) shkaktuar nga përdoruesit e kartelës suaj të pagesës apo mekanizmave tjerë të pagesave me çmimet aktuale kur të kryhen këto pagesa. Ne rezervojmë të drejtën të refuzojmë ndonjë porosi për çfarëdo arsye. Porositë mund të vonohen apo të anulohen nëse ne nuk kemi marrë të dhëna plotësisht të sakta ose nuk kemi mundësi ta kontaktojmë personin i cili e ka bërë porosinë dhe është llogari-mbajtësi kryesor për porosinë. Kuponi të cilin ju e bleni është i kthyeshëm për produkte dhe shërbime nga bashkëpunëtori përkatës. Secila marrëveshje ka kushte dhe kufizime specifike të asociuara me Kuponin e caktuar të shitur në emër të Bashkëpunëtorëve. Çdo kusht specifik në një ofertë të caktuar do të prezantohet në kohën që ju e bëni blerjen e ofertës së caktuar (do të deklarohet në Kuponin e printuar) dhe/ose do të jepet paraprakisht në ueb faqe. Nëse ju nuk jeni të sigurt për ndonjë kusht, ju lutem kontaktoni support@citysale.co para se ta bëni blerjen tuaj. Përveç nëse ndryshe deklarohet në një Kupon të caktuar në mënyrë specifike apo kërkohet nga ligjet në fuqi, kushtet vijuese do të aplikohen në të gjithë Kuponët:

(1) nuk kanë vlerë në para; (2) nuk do të kthehen në para në rast të blerjes së pjesshme të pjesës së paguar të një Kuponi; (3) nuk mund të kombinohen me ndonjë kupon tjetër apo promocione përveç nëse është theksuar ndryshe në Kupon; (4) nuk mund të shfrytëzohet për taksa, bakshish apo dërgesa; (5) sikurse Bashkëpunëtori edhe Citysale nuk është përgjegjës për kuponët e humbur ose të vjedhur; (6) shfrytëzimi i dyfishtë, zbritja ose ndërrimi i kuponit është i ndaluar; (7) janë të kthyeshëm në tërësinë e tyre vetëm njëherë prandaj mund te blihen një nga një; dhe (8) çdo përpjekje për riblerje kontradiktore me këto kushte do te rezultojë që kuponin specifik të shpallet i pavlefshëm.

Është përgjegjësi e Bashkëpunëtorit të paguaj në afat në pajtim me zbatueshmërinë e Marrëveshjes. Si lëshues i Kuponit, Bashkëpunëtori do të ketë përgjegjësi të plotë për çdo lëndim, sëmundje, dëm, detyrim, borxh, dhe shpenzimet shtesë në lidhje me konsumatorin, formuar në njësi apo në ndonjë pjesë nga Bashkëpunëtori ose produktet dhe shërbimet, si dhe çdo detyrim i padeklaruar që del nga Kuponi i pa përmbushur ose pjesërisht i paguar. Çdo Kupon do të përmbajë datën e caktuar të skadimit të ofertës promocionale.

Kreditet

Kreditet (Pikët) janë njësi e pagesave jo-monetare të lëshuara për klientët. Kreditet mund të shfrytëzohen për të blerë Kupon në Citysale. Kreditet nuk kanë vlerën e parave të gatshme. Citysale rezervon të drejtën e përcaktimit të vlerës së një Krediti. Citysale ka liri të plotë veprimi për shpërblimin e klientëve me Kredite. Kreditë nuk mund te kthehen në këmbim të vlerës së parave të gatshme.

Refuzimet dhe Përjashtimet

Citysale nuk garanton që ueb faqja, shërbimet e saj dhe përdorimi i saj:

(1) do të jetë i pandërprerë; (2) nuk do të jetë pa saktësi apo pa gabimet; (3) do të operojë në konfigurimin ose me harduerin dhe softuerin që ju përdorni dhe (4) saktësinë, sigurinë ose përmbajtjen e ndonjë informacioni, shërbimi ose ndonjë produkti/shërbimi.

Ne nuk japim garancion tjetër përveç atij të krijuar në këtë marrëveshje dhe me anë të kësaj refuzojmë çdo garancion të nënkuptuar, përfshirë por duke mos u limituar në garancitë e përdorimit për një qëllim të caktuar, tregtueshmërinë dhe manipulime të tjera.

Ne nuk do te jemi përgjegjës për ju ose ndonjë palë të tretë për ndonjë dëm të rastësishëm apo indirekt, përfshirë këtu dëmet lidhur me profitin e humbur, të dhënat e humbura ose dëmtimin e reputacionit që del nga përdorimin i Citysale ose shërbimeve lidhur me të.

Limitimet e Detyrimeve

Në asnjë rast nuk duhet që detyrimi i Citysale në lidhje me këtë marrëveshje ose shërbimet e lidhura të tejkalojnë sasinë e paguar nga ju tek ne gjatë 6 muajve të paraprijë menjëherë në përfundim që jep rritje të detyrimit të tillë. Juridiksionet e caktuara nuk lejojnë limitime në garancitë e nënkuptuara ose në përjashtimin e limitimeve të një dëmi të caktuar. Nëse këto ligje adresohen tek ju, nga disa të lartpërmendurat refuzimet, përjashtimet, ose limitimet mund te mos ju adresohen juve, dhe ju mund te keni te drejta tjera(shtesë).

Dëmshpërblim/Lirimi

Ju pajtoheni të mbroni dhe të siguroni anëtarësimin tonë, udhëheqësit, punëtorët dhe agjentet pa u dëmtuar prej detyrimeve, dëmtimeve, humbjeve dhe shpenzimeve që dalin prej ndonjë mënyre lidhur me:

(1) qasjen tuaj ose shfrytëzimin e Citysale, (2) çdo përmbajtje që postoni përmes Citysale, (3) shkelje ose shkelje e pretenduar nga ju apo nga ndonjë prej përfaqësimeve, autorizimeve, kontratave apo obligimeve sipas kësaj marrëveshje, (4) shpërdorimi i ndonjë prej pronave intelektuale ose ndonjë prej të drejtave tona apo ato te palës se tretë nga ju, (5) çdo neglizhencë, (6) keqpërdorimi i ndonjë kuponi, shërbimi ose produkti të siguruar nga ne.

Për aq sa lejohet sipas ligjeve te aplikueshme, ju nëpërmjet kësaj na lironi ne nga çdo kërkesë apo detyrim të ndonjë produkti ose shërbimi të ndonjërit nga bashkëpunëtorët tanë, për çdo veprim apo mosveprimi nga ai.

Përfundimi

Kjo Marrëveshje hyn në fuqi me pajtueshmërinë tuaj , pas nënshkrimit tuaj, dhe do të vazhdojë të jetë në fuqi të plotë deri në përfundimin e afatit të Marrëveshjes. Në rast të keqpërdorimi te Marrëveshjes, ju pajtoheni që ne si zgjidhje të vetme, mund të përfundojmë përdorimin tuaj të Citysale ose të ndonjë pjese të saj me lajmërimin paraprak. Ne ruajmë të drejtën të përfundojmë këtë marrëveshje në çdo kohë dhe për çfarëdo arsye dhe ne do ju lajmërojmë dhjetë(10) ditë më herët. Ju pajtoheni qe ne mund te mos japim përgjegjësi juve apo ndonjë pale të tretë për çdo përfundim apo pezullim te qasjes tuaj në Citysale apo në ndonjë pjese të saj si heqje të përmbajtjes ose zbritjes së ndonjë produkti. Ju mund të përfundoni këtë Marrëveshje ne çdo kohë duke zbritur menjëherë gjithë gjendjen për Citysale dhe duke siguruar lajmërimin për ne për një ndërprerje të tillë. Me përfundimin e kësaj marrëveshje, ju duhet te përfundoni të gjithë përdorimin e Citysale. Ne rast përfundimi, ju nuk do të keni të drejtë kompensimi .

Zgjedhja e konteksteve- mosmarrëveshjeve.

Validiteti dhe ndikimi i kësaj kontrate duhet të drejtohet, interpretohet dhe zbatohet në pajtim me ligjet. ÇDO PADI, VEPRIM OSE SHQETËSIM LIDHUR ME CITYSALE, PËRDORIMIN E SAJ, KUSHTET E PËRDORIMIT, ÇDO ZBRITJE DHE PRODUKT TJETËR, SHËRBIM, POLITIKË E PROCEDURËS, DUHET TË VIHET EKSKLUZIVISHT NË KOMPETENCË TË JURIDIKSIONIT. Ju pajtoheni që shkelja e dispozitave të kësaj marrëveshje do të shkaktojë dëm të pakthyeshëm për ne, dhe se do të ishte e vështirë të përcaktohet. Ju pajtoheni që ne kemi të drejtën të zbatojmë dispozitat e kësaj marrëveshje me anë të vendimit gjyqësor. ​Dështimi ynë për të zbatuar ndonjë dispozitë të kësaj Marrëveshjeje nuk do të konsiderohet si heqje dorë nga e drejta për të zbatuar dispozitat e tilla. Këto kushte nuk mund të tjetërsohen dhe të jenë të transferueshme nga ju pa pëlqimin tonë paraprak me shkrim.Asnjëra palë nga tiparet e kësaj marrëveshje nuk do të kenë asnjë të drejtë, fuqi dhe autoritet të veprojë ose të krijojë ndonjë detyrim, të shprehur ose të nënkuptuar, në emër të palës tjetër.
​Të gjitha pyetjet duhet të drejtohen tek pjesa Na Kontaktoni që gjendet tek Citysale.