• Shtëpi Journal EMO tani gjendet edhe në Qendrën Tregtare “The Village” në Ferizaj
Back

EMO tani gjendet edhe në Qendrën Tregtare “The Village” në Ferizaj

Postuar Sipas Cityshop Postuar në Info / 0 Komente

EMO, njëra prej kompanive kryesore në Kosovë për shitjen dhe servisimin e orëve dhe aksesorëve, vazhdon me zgjerimin e rrjetit të saj të shitjes dhe shërbimeve.

Për të qenë më afër klientëve të vet, kjo kompani tashmë ka hapur dyqanin edhe në Qendrën Tregtare “The Village” në Ferizaj.

Në këtë mënyrë EMO gradualisht po ec drejt përmbushjes së objektivit të saj për të pasur nga një pikë të shitjes dhe shërbimeve në çdo qytet të Kosovës. Pas shtrirjes në Kosovë, EMO synon që të hap pikat e saja edhe në Shqipëri dhe Maqedoni.

Me traditën mbi 140 vjeçare të orëtarisë dhe duke qenë distributor gjeneral i brendeve të njohura prej më shumë se një dekade, EMO ka mudësuar që markat e njohura botërore, të cilat kanë fituar respektin e konsumatorëve të pasionuar për orë dhe aksesorë të gjenden në pikat e saj të shitjes.

EMO tashmë e ka vendosur Kosovën në hartën e brendeve botërore të orëve dhe aksesorëveduke qenë distributor gjeneral i brendeve me renome botërore, për orësi: EmporioArmani, HugoBoss, MichaelKors, MarcJacobs, DanielWellington, Seiko, Guess, Fossil, Diesel, G Shock,etj;dhe për syze të diellit si:Carrera, Police, Guess, CalvinKlein, Swarovski, TomFord, Lacoste, Diesel, PorscheDesign, MercedesBenz, Chloe. Gjithashtu posedon mbi 500 modele të kornizave të syzeve optike, që po ashtu janë marka prestigjioze botërore. Pos kësaj EMO, ka aplikuar një koncept unik për pikat e saja të shitjes, bazuar në punën e arkitektit italian…, me qëllim që të krijoj një ambient të ngrohtë dhe të sigurt për klientët e vet.

EMO duke qenë distributor gjeneral për brendet e mëdha botërore të orëve dhe aksesorëve, si syze e bizhuteri ofron garanci për origjinalitetin e produkteve që i shet. Të gjitha produktet e blera në dyqanet EMO kanë nga 2 vjet garanci ndërkombëtare, por edhe shërbime përkrahëse. Përveç shitjes, EMO ka autorizime edhe për servisimin e këtyre produkteve. Kompania ka kuadro profesionale për servisim, në bazë të autorizimeve të marra nga brendet botërore.

Kompania ka krijuar edhe Klubin e klientëve besnik, që kanë disa përfitime. Por kjo qasje e shërbimit vlen edhe para blerjes së produktit, pasi kompania këshillon konsumatorët për detajet për të cilat duhet të kenë kujdes gjatë përzgjedhjes së orëve apo aksesorëve. Kjo ngase si te gratë dhe burrat orët, syzet e bizhuteritë tjera kanë të bëjnë me sharmin dhe elegancën të cilat e plotësojnë pamjen.

Njëra nga inovacionet e EMO-s në tregun vendor është edhe aplikimi i shitjeve online, për të cilat më shumë detaje mund të gjenden në ueb faqen zyrtare të kompanisë http://emoshops.com.

Artikull i sponsorizuar 

Lini një koment

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë të shënuara *

Ju duhet të kyçeni për të postuar komentin