• Ballina Journal Pse është e rëndësishme ta keni mjekun e lagjes?
Back

Pse është e rëndësishme ta keni mjekun e lagjes?

Postuar Sipas Postuar në Financa ,Info ,BLOG / 0 Komente

Padyshim se në këtë periudhë në të cilën po kalojmë, si asnjëherë më parë po e vlerësojmë rëndësinë e mjekut dhe shëndetit të mirë në përgjithësi.

Shëndeti është pasuria më e vlefshme e çdo njeriu!

Prandaj, ekspertët thonë se është shumë e rëndësishme që ta keni mjekun e lagjes. Madje, janë disa arsye se përse është kjo e rëndësishme:

Shërbimi i shpejtë – në veçanti në raste emergjente

Nëse veç e keni mjekun e lagjes sikurse në Linda Premium Residence, që është duke u ndërtuar nga Al Trade Center, atëherë do ta keni të garantuar shërbimin e shpejtë, e që kjo është në veçanti e rëndësishme në rastet emergjente.

Promovimi dhe edukimi shëndetësor i komunitetit

Mjeku i lagjes, përveç shërbimit dhe kujdesit që e ofron, gjithashtu ndihmon edhe në promovimin dhe edukimin shëndetësor të komunitetit.

Mjeku i lagjes gjithmonë është aty që të ndihmojë në promovimin e ushqyerjes së shëndetshme, aktivitetit fizik, etj.

Fokusimi në nevojat individuale të pacientit

Mjekët e lagjes e kanë mundësinë që thuajse vazhdimisht t’i trajtojnë individët e njëjtë të një komuniteti. Kështu, ata familjarizohen me individët në të gjitha aspektet dhe janë më të prirë të fokusohen në nevojat individuale të pacientit.

Përveç këtyre, është e rëndësishme që të keni mjek të lagjes edhe për shkak të disponueshmërisë, kujdesit më afatgjatë, etj.

Vlen të ceket se përveç mjekut të lagjes, banesat e Linda Premium Residence janë bërë të popullarizuara për shkak të standardeve botërore që i plotësojnë, duke përfshirë edhe:

  • Vendbanimi i sigurt që vëzhgohet 24/7 nga kamerat
  • Banesat me sistem të ngrohjes
  • Sistemi “Smart Home”
  • Kopshti për fëmijë
  • Hapësirat për komunitetin, etj.

Lini një koment

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë të shënuara *

Ju duhet të për të postuar komentin